Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka folur pas dëshmisë së SPAK.

 

Ajo ishte thirrur nga SPAK mëngjesin e sotëm, në orën 10:00 si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit, ku ka qëndruar para prokurorëve për t’u dhënë përgjigje më shumë se dy orë.

 

Për mediet, Kryemadhi deklaroi se ka depozituar prova të reja që lidhen me atë që deputetja e cilëson si afera e inceneratorëve.

 

“Jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore për inceneratorin e Elbasanit. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se një nga arsyet kryesore, siç është ky proces i verifikimit të dosjeve, është i rëndësishëm për të bërë të qartë që nuk është çështja e një individi, por e sistemit. Sot paraqita prova të reja. dorëzova fatura të thera që kanë të bëjnë me grabitjen që është bërë vetëm në inceneratorin e Elbasanit.

 

Kallëzimi është shumë i qartë, Agaçi, Koka, Bllako dhe i gjithë komisioni. Përfituesi i parave është Edi Rama. nuk mendoj që fokusi jonë është thjesht te emrat. Fokusi ynë është se si vazhdojnë sot qytetarët shqiptarë paguajnë një projekt që nuk ekziston. Uroj që të gjithë mos kenë frikë dhe të thonë të vërtetën”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re