Skip to content

Prej më shumë se një muaj i shtruar në Tiranë dhe u nis drejt Turqisë. Vdes nga Covid 31-vjeçari nga Vlora, pa sëmundje të tjera

Ndërron jetë nga covid një i ri nga Vlora. Një 31 vjecar pa asnjë sëmundje shoqëruese ka ndërruar jetë mbrëmë në Turqi, raporton gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj.

Myrtezan Memushaj ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.

Por pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij duke e dërguar jashtë vendit për kurim, i riu nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb