“Pata shembujt më të mirë, prindërit. Kujtoj në vitet ’70 shkuam të gjithë si familje në disa shtete të varfra që ata të kujdesesin e kuronin njerëzit në nevojë”

Kështu kujton doktor Xhim Uidhers (Jim Withers), i cili duket se shembullin e tij e ka patur në shtëpi, nga prindërit mjekë.

Ndryshe nga shumë doktorë të tjerë, ky burrë nuk të pret në zyrën apo klinikën e tij. Kjo sepse ai e di që njerëzit që kanë më shumë nevojë për t’u kuruar apo kujdesur, janë ata nevojtarë që kurrë nuk kanë patur mundësi të kurohen apo paguajnë një faturë spitali.

Për afro 3 dekada, Xhim Uidhers ka dalë në rrugët e qytetit të tij (Pitsburg, SHBA) për t’u kujdesur dhe kuruar të pastrehët apo nevojtarët.

Teksa të tjerët shkonin në shtëpi pas orarit të punës, ky mjek priste rënien e natës për të dalë nëpër rrugët e qytetit. Ndalonte njerëz në nevojë dhe i pyeste nëse do të donin të bënin një vizitë falas.

Dr.Uidhers në fakt është doktori i cili “shpiku” atë që sot e prej disa vitesh në botë, njihet si “mjekësia e rrugës”

“Në filim shumë nuk donin të hynin në sistemin shëndetësor, nuk u pëlqente ideja. Aty fillova të dëgjoj zërat e tyre dhe të kuptoj sesi dukej bota në sytë e një njeriu që jetonte në rrugë.”-kujton Dr. Uidhers.

E pikërisht shembulli dhe modeli i doktorit, u ndoq nga dhjetëra studentë të tij, të cilët e aplikuan ‘mjekësinë e rrugës’ si gjestin e tyre bamirës.

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_9-3.png



Post Views:
84

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re