Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Maltezi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News ku ka folur lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ku deklaroi se nuk kishte pasur asnëj lloj procesi.

Malltezi tha se Rama prej muajsh e kishte vendosur emrin e personit që do të vihej në postin e presidentit pasi i duhej një person për ta kontrolluar në lidhje me firmosjen e çështjeve të rëndësishme siç është së fundmi tjetërsimi i pronave në bregdet duke i dhënë për ‘investitorët strategjikë’.

“Për shqiptarët është surprizë, por për Edi Ramën prej muajsh është një emër i ditur dhe i njohur. Natyrisht ai do ta vendosë ta ketë si telekomandë. Ka pasur disa përfolje për emra të ndryshëm, për Vlora Çitakun e cila nuk jeton as në Shqipëri.

Pra Rama do të ketë një person për ta kontrolluar aty. Nuk ka pasur asnjë proces as pyetje dhe asgjë. Ka patur vetëm një teatër në ekran. Cilindo që ka në pazar e fton të bëjë një serial. Për fat të keq ne e humbëm shansin të kishim një president mbi palët, jo domosdoshmërisht të ishte ktitik i fortë i mazhorancës sepse sërish nuk ka gjë në dorë.

Rama dëshironte të emëronte investitorët strategjikë duke tjetërsuar pronat e ushtrisë në bregdet. Për këtë e vemtja pengesë ishte presdenti. Duhet të kishte një debat të gjatë dhe seanca dëgjimore duhet të ishte sa më e madhe”-u shpreh Malltezi ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re