Prej një jave, Agim Shehu rezulton i zhdukur. Ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Familjarët e 40 vjeçarit kanë dhënë një prononcim në media, duke bërë me dije se ai ka shkuar për të prerë drutë si në çdo ditë pune. Kur personi përgjegjës ka shkuar për të marrë ngarkesën e druve, nuk e ka gjetur në vendin e punës.

“Punonte në pyjet e Martaneshit dhe flinte në Teqen e Martaneshit, ku edhe gatuante si kuzhinier . Punën e kishte larg nga teqja dhe Kostenja. Ka përgatitur drutë e zjarrit për t’i shitur. Kur ka shkuar personi të marri drutë nuk e ka gjetur,dhe u ka telefonuar familjarëve. Nga ai moment kanë filluar kërkimet nga familjarët, më pas kanë lajmëruar policinë”, ka thënë mbesa e të zhdukurit.

Mbetet mister vendodhja e burrit, ndërsa policia vijon me kërkimet për 40 vjeçarin. Një nga pistat e hetimit është se ai mund të jetë larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re