Banorë e Nartës në Vlorë ditën e sotme kanë dalë në protestë sepse prej një muaji e gjysëm nuk kanë ujë të pijshëm megjithëse sipas tyre kanë bërë kërkesa të shumta dhe e paguajnë cdo muaj.

Banorët të indinjuar kanë takuar sot drejtorin e unësjellës kanalizimeve Shkëlqim Leskaj. Mes toneve të ashpra, banorët kanë kërkuar ujë ndërsa thonë se ço tallen me një fshat të tërë. Në këto temperatura të larta, e pamundur të jetohet pa ujë. Banorët kanë reaguar ashpër ndaj drejtorit dhe punonjësve të ujësjellësit.

Sipas drejtorit ka mungesë uji për shkak se është rritur konsum dhe se sasia e ujit në cdo sezon është e njëjtë por fajin e kanë personat që vënë pompa duke ja marrë tjetrit dhe e përdorin ujin për vaditje.

“Në këtë peridudhë konsumi rritet dhe nga ora 4 e gjysëm deri në 7 e gjysëm e gjithë linja mbyllet në Nartëpra 3 orë e gjysëm. Konsumi i ujit shtohet, sasia e ujit si në dimër edhe verë është njëlloj.

Punonjësit tanë kanë konstatuar se një familje përdor 3 linja dhe ia marrin ujin njëri tjetrit për vaditje. që nesër në mëngjes do jemi në terren për të parë problematikat një më një, ne nuk shtojmë dot ujë por këta vënë pompat për të vaditur dhe jo për të pirë. Duhet një matës i sasisë së ujit dhe do normalizohet situata”– u shpreh Leskaj.

Banorët të irrituar thanë se qeveria po tallet me ta sepse deri dje plazhi i Nartës po përmbytej e kur vinte koha për vota të gjithë shkonin pranë tyre , ndërsa sot vuajnë për ujë të pijshëm.

“S’kemi ujë as për të pirë, as për të larë që në janar. Kemi vajtur si fshat drejtori tallet. Turp i madh, tërë jetën pa ujë kemi, kur vjen ora për votimet vijnë pozicionohen këtu ama për problemet tona nuk përgjigjet njeri. Do dalim të zënë rrugën dhe të mos lëmë asnjë që të shkojë në plazh. Në fund të prillit Narta po përmbytej nga uji, plazhi është i Nartës, mos të vijë asnjë të bëjë plazh.

Qeveria po tallet me ne, kam ardhur nga jashtë, jam i moshuar , bashkë me plakën ngordhëm për ujë. E paguajmë cdo muaj 10 mijë lekë dhe prapë blejmë 26 bidona. Gënjeshtra me thes!”-u shprehën banorët.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re