Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me ata deputetë që morën mandatin pas largimit të ligjvënësve opozitarë më shumë se një vit më parë nga parlamenti.

Pyetjes se a keni kontakte me ata deputetë të Kuvendit që kanë qenë në listat e LSI-së dhe a mund ti ktheni ata sërisht dhe ti vendosni në lista, Kryemadhi iu përgjigj: Jo nuk kam kontakte me ta.

Kryemadhi tha se të gjithë kanë qenë themelues të LSI-së me përjashtim të Lefter Maliqit ndërsa për këtë të fundit tha se nuk ka kërkuar të kandidojë në listat e kësaj partie dhe që nuk ka hyrë në negociata me të.

Në lidhje me emrat e kandidatëve për deputetë, Kryemadhi tha se do ta vendosin strukturat e partisë ku tha se prej një viti, Klajda Gjosha është Kryetarja e Komisionit të Vetting-ut, duke vijouan më tej se LSI  ka ndërtuar një grup të Vetting-ut i cili ‘veton’ të gjithë ata që kanë dëshirë për të kandiduar.

“Periudha shtator-tetor do të jetë periudha e zgjedhjeve në LSI dhe e evidentimit të grupeve drejtuese dhe të gjithë procesit të vendimmarrjes të LSI-së. Dhe më pas, pas kësaj situate do të jenë anëtarët e partisë të qarqeve, të strukturave të partisë, ata që do të vendosin përsa i përket kandidimit dhe renditjes po e quajmë”, tha ndër të tjera Kryemadhi gjatë një interviste televizive.

Pyetje: Sa është mundësia që ata të jenë pjesë e listave?
Me përjashtim të Z. Lefter Maliqi që ne kemi ftuar të gjithë që kanë qenë themelues të LSI-së në shtatorin e kaluar, që ishte 15 vjetori I LSI-së.
Pyetje: Lefter Maliqi do të jetë në listat e LSI-së?
Kryemadhi: Jo. Nuk e ka kërkuar një gjë të tillë te ne dhe nuk kemi hyrë në negociata të tilla.

Pyetje: Si do ti hartoni listat e kandidatëve?
Kryemadhi: Do ta vendosin strukturat e partisë. Ky është problemi, mungesa e informacionit, ndoshta është edhe faji ynë që nuk e kemi reklamuar më shumë se çfarë duhet. Prej 1 viti Znj. Klajda Gjosha është Kryetarja e Komisionit të Vetting-ut, në kemi ndërtuar një grup të Vetting-ut I cili ‘veton’ të gjithë ata që kanë dëshirë për të kandiduar. Periudha shtator-tetor do të jetë periudha e zgjedhjeve në LSI dhe e evidentimit të grupeve drejtuese dhe të gjithë procesit të vendimmarrjes të LSI-së. Dhe më pas, pas kësaj situate do të jenë anëtarët e partisë të qarqeve, të strukturave të partisë, ata që do të vendosin përsa i përket kandidimit dhe renditjes po e quajmë.

Kryemadhi: Po ju vetë, si kryetare nuk keni fare… sepse PD-ja e ka 80 me 20, ju si e keni?
Edhe ne kemi propozimet tona, kryesia e partisë do të propozojë dhe pastaj le ta vendosë baza e partisë renditjen e tyre. Ne e kemi 30%, 30%, 30%.

Pyetje:  Po 10%?
Kryemadhi: 10 pastaj ndahet në miks, 3%, 3%, 3%. 30% janë kandidatë të rinisë, 30% janë kandidatë nga struktura e gruas, ku rinia i ka 50% me 50% vajza dhe djem dhe pastaj 40% është struktura e partisë.

Pyetje:  Ata deputetë të LSI-së që ishin, ju kishit 20 deputetë, të gjithë do të jenë kandidatë? 17 kandidatët që dogjën mandatet do të jenë të gjithë kandidatë, me përjashtim të Prof. Sezai Rrokaj që kandidon në universitet dhe është distancuar nga jeta politike.

Kryemadhi: Është distancuar… humbje është për LSI-në. Është humbje sepse është një nga akademikët me të mirë që ka Shqipëria përsa i përket gjuhes dhe letërsisë shqipe. Përveç kësaj ai është një profesor i nderuar dhe ka pasur një intuidë politike të jashtëzakonshme por kjo nuk do të thotë që miqësia jonë me profesorin do të jetë e ndaluar.

Pyetje: Domethënë kapacitete të tilla nuk bëhen ministra arsimi zonjë? E kupton çfarë fatkeqësie?
Kryemadhi: Unë nuk mendoj se fati i arsimit shqiptar duhet të jetë te ministri sepse ky është një nga problemet që kemi. Ne e kemi menduar ministrin njeriun më të pushtetshëm, jo. Universitetet shqiptare duhet të jenë totalisht të pavarura nga politika shqiptare. Universiteti është universitet, universiteti merret me gjeniun, merret me studentin, edukon brezin e ri. Nuk ka rëndësi se kush parti drejton. Në vende të tjera të botës qeveria dhe politika i rri ‘gati’ universitetit. Vetëm në Shqipëri ndodh e kundërta. Ministria pa diplomë shkolle, me kolegj dy-vjeçar vjen dhe drejton, urdhëron, fyen apo shpërdoron universitetin shqiptar, pedagogët shqiptarë e me radhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re