Gjykata i ka dhënë kujdestarinë për djalin e saj por prej një viti ajo nuk ka mundur ta takojë atë. Vjola Prodani nga Përrenjasi tregon historinë e dhimbshme me të cilën përballet çdo ditë. Ajo i bën apel institucioneve që të zbatojnë vendimet dhe ti rikthehet djali.

Kjo është Vjola Prodani nga Përrenjasi. Prej më shumë se një viti ajo nuk ka mundur të shoh djalin e saj 13-vjeçar. Me dhimbjen që po e vret ajo tregon se çdo ditë për të është një torturë.

“Jetoj çdo ditë me një shqetësim të madh.”

Gjithçka nis me divorcin e saj. Një ndarje e vështirë me ish, bashkëshortin, ndërsa gjykata i dha të drejtën e kujdestarisë së djalit. Por që prej dhjetorit të vitit 2021 Vjola nuk e ka parë më të birin.

” Ish-burri mori djalin në vitin 2021 me pretendimin për pushimet e dimrit me lejen time. Pas pushimeve djali nuk erdhi më në shtëpi. Ka çregjistruar fëmijën nga shkolla, duke thyer vendimin e gjykatës.”

Në janar të vitit 2022 denoncon në polici për shkelje të vendimit të gjykatës nga ana e ish-bashkëshortit.

 “Shefi i policisë më dha të drejtë. E konsideroi si penmgmarrje. E mori në telefon. I la edhe afat për 5 ditë. Ia parashtroi edhe dënimin që do të përballej dhe nuk erdhi. Policia pse nuk më erdhi në ndihmë? Kur shikon këtë që nuk e sjell fëmijën.”

Vjola thotë se i biri nuk është i sigurtë larg saj.

” Si mund të jetë fëmija i sigurtë? Mund të jetë i ekspozuar në cdo lloj rreziku.”

Kjo nënë bën apel t’i rikthehet i biri. Vjola Prodani kërkon gjithashtu vënien përpara drejtësisë të bashkëshortit dhe punonjësve të skollës “Genc Leka” që kanë lejuar çrregjistrimin e 13-vjeçarit pa lejen e saj.

Ish-bashkëshorti Mariglen Petro, njoftohet nga shefi i policisë se nëse nuk e kthen djalin tek nëna, brenda 5 ditësh do të përballej me ligjin. Petro nuk u bind dhe Vjola Prodani thotë se rasti i saj është neglizhuar.

Petro nuk u bind, e sipas Vjola Prodanit policia nuk vijoj të marrë masat paraprake dhe e ka neglizhuar situatën.

Prej disa vitesh e divorcuar me ish-bashkëshortin, një ndarje e vështirë jo vetëm shpirtërisht por dhe ligjërisht, ku si pasojë Prodani mori të drejtën e kujdestarisë së të voglit të saj.

I mituri vijontë studimet në klasën e gjashtë të shkollës Gjergj Leka në dhjetor të vitit 2021. Ishte pikërisht në këtë moment ku djaloshi shkon me të atit për pushime dimërore në Tiranë, me leje të Vjolës por me kusht për tu kthyer prapë në vijimësi të vitit shkollor. I ati i djalit, në kundërshtim me ligjin, e crregjistron të birin nga shkolla dhe nuk e kthen më te e ëma. Për pasojë, Vjola ka mbi një vit pa parë djalin e saj.

Në Janar të vitit 2022 Vjola bën kallëzim në policinë e Librazhdit për shkeljen e vendimit të Gjykatës. Ish bashkëshorti Mariglen Petro, njoftohet nga shefi i policisë se nëse nuk e kthen djalin te kujdestari i ligjshëm brenda 5 ditësh do të dënohet me masën e sigurisë 8 muaj deri në 2 vjet arrest me burg. Petro nuk u bind, e sipas Vjola Prodanit policia nuk vijoj të marrë masat paraprake dhe e ka neglizhuar situatën.

Kjo nënë sot bën apel, të dënohen personat respektiv që kanë asistuar në këtë shkelje të ligjit, siç janë punonjësit e shkollës që kanë lejuar crregjistrimin e 13 vjeçarit nga shkolla Gjergj Leka pa lejen e saj. E mbi të gjitha t’i rikthehet djali, e ish bashkeshorti të vendoset përpara drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re