Është nxjerrë i gjallë 17-vjeçari i cili kishte mbetur në rrënojat e shtëpisë së tij tek ish-këneta në Durrës.

Ai kishte kohë që komunikonte me anë të celularit me forcat e shpëtimit, por vetëm tani është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Akoma nuk dihet fati i familjarëve të tij. Brenda kësaj godine raportohet që janë të gjithë fëmijë.

Në këtë banesë jetonin tre vëllezër me familjet e tyre.

Ai është Ramë Lala dhe ka qenë fshehur poshtë orendive të shtëpisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re