Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej 5 ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Deri në fund të ditës sipas AKUK parashikohet përfundimi i riparimit të avarisë dhe pritet të nise furnizimi i qytetit me ujë.

Deri më tani vetëm një pompë po furnizon zonën e Lungomares ndërkohë pjesa tjetër e qytetit po furnizohet me autobote. Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njoftoi qytetarët se uji i autoboteve mund të përdoret vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.

Faleminderit!/BW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re