Fax News mëson emrin e përfaqësuesit të ambasadës së SHBA që po negocion me palët, përkatësisht përfaqësyuesin e PS-së, Damian Gjiknurin, të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe të LSI-së, Petrit Vasilin.

Ian Crawford, është shef i seksionit politik dhe ekonomik në detyrë në ambasadën e SHBA në Tiranë dhe mësohet se po diskuton me politikanët për arritjen e një marrëveshjeje brenda mbrëmjes së sotme, raporton nga Pallati i Kongreseve gazetarja e Fax News Eksiola Shehu.

Burime bëjnë me dije se ende nuk ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ndërsa Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili prej një ore ndodhen të veçuar me ndërmjetës të ambasadës së SHBA. Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë ndërkohë që mungon deputetja Rudina Hajdari.

Kjo e fundit burime bëjnë me dije se ndodhet në ambjentet e brendshme të Pallatit të Kongreseve ndërsa është e paqartë arsyeja pse është lënë jashtë këtyre diskutimeve.

Këshilli Politik kishte lajmëruar se do të mblidhej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

Gazetarja e Fax Neës, Jonada Zelka raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Fax Neës ka zbardhur të plotë propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Këshilluit Politik për Reformën Zgjedhore sa i përket kërkesës së këtij subjekti për qeverinë kujdestare.

Sipas dokumentint të siguruar konstatohet se PD kërkon nenit që nenit 5 ti shtohen propozimet si vijon: T’i shtohen nenet 5/1 ndërsa mes të tjerave kërkohet edhe betimi i kësa qeverie kujdetstare tek Presidenti (Lexo këtu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re