Prej vitit 2017 cifti i të moshuarve Çalladej në fshatin Trepsenisht të Elbasanit jetojnë në cadër. Rrëshkitja e tokës dhe dy tërmetet që e pasuan bën që shtëpia të cahej plotësisht , ndërsa komisioni i verifikimit e cilësoj të pabanueshme. Sipas të moshuarve e vetmja ndihmë që kanë marrë është një cadër. Sorollatja në institucione pa mundur të fitojnë asgje ka bëre që në këto ditë të ftohta të braktisin cadrën dhe të rikthehen në shtëpinë e dëmtuar e cila rrezikon ti zerë brenda. Sipas të moshuarve jetesa në cadër është tejet e vështirë. Burri thotë se kërkon të drejtën e tij , të paktën të marrë masën e vlerësimit të percaktuar nga komisioni i verifikimit.

Skënder Çalladej: Që prej vlerësimit e deri më sot asgjë nuk është bërë. Kam vajtur disa herë, dhe më kërkojnë leje ndërtimi. Po ku të bëj unë shtëpi këtu, se këtu shembet toka, nga rrëshkitjet. Të më japin lekët ose ta bëjnë ata.

E moshuara invalide thotë se kërkon vetëm një strehë ku të mos depërtojnë temperaturat e acarta.

Lefterie Çalladej: Ne kërkuam ndihmë, bashkia solli dy veta, e vlerësuan si të pabanueshme. Më pas dy vitesh kur ra tërmeti, muri i shtëpisë këtu u hap totalisht. Ne kërkojmë një vlerësim një shumë, ose një strehim se nuk rrihet kështu me frikë çdo ditë.

Në Elbasan janë të shumta familjet që janë harruar nga qeveria dhe jetojnë në cadër. Pavarësisht premtimeve për kompesim ata kanë mbetur në qiell të hapur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re