Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i bindur se asgjë përpos protestave nuk e largon Edi Ramën nga pushteti.
“Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë Lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se ai ikën me votë, jo kurrë, por sot, nuk ka shqiptar që beson më se Rama ikën me votë. Mund të ketë tek-tuk njerëz se ikën me drejtësi, naivitet! Jo kurrë! Ai është i vendosur që ato mandate t’i përdorë kundër ligjeve e Kushtetutës. Do të jenë guximtarët ata të cilët do të hedhin Edi Ramën në banesën e turpit”, tha ai në tubimin e sotëm.
Më tej, theksoi se opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narko-shteti shqiptar.
“S’të ndahemi as në Surrel! Ai na ka shpallur luftë dhe ne i shpallim luftë… Prek votën ti mor bastard?!“, iu drejtua ai kreut të qeverisë.
LEXO EDHE: Berisha mesazh Ramës: Nga sonte, nuk do njihesh më në Shqipëri dhe as në botë si kryeministër
