Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut të Shkodrës që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i ka cilësuar këto zona si “një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për zhvillimin e turizmit malor dhe të natyrës.

Fotografitë e publikuara pasqyrojnë bukurinë e virgjër të kësaj zone: ujërat e kristaltë të lumit, urën e veçantë që shtrihet mes brigjeve shkëmbore dhe peizazhet që ofrojnë qetësi dhe aventurë njëkohësisht.

Kjo zonë, dikur e panjohur për publikun e gjerë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë përvoja autentike në zemër të Alpeve Shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re