Skip to content

Prèken nga Còvid 19 dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina

Burime bëjnë me dije për Fax News se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitiv me Còvid 19. Nuk dihet ende se cila është gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që ata kanë rezultuar pozitiv gjatë testimit që iu është bërë në 24 orët e fundit.

Lidhur me këtë lajm, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë për persona të prèkur me Còvid 19, ka reaguar dhe kryeministri Rama përmes një reagimi në Twitter. Nuk dihet se ku e ka gjetur kurajon kryeministri i vendit që të nxjerrë emrat e regjisorëve, sa kohë që Ministria e Shëndetësisë ka dhënë vetëm numra të prekurish.

Duke iu referuar pr.testave të tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Rama shkruan se nuk duhet të neglizhohet asnjë masë, ndërsa shton se iu uron shërim të shpejtë dy artistëve.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Còvid 19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Vetë vëllezërit Budina nuk kanë pasur asnjë reagim derimë tani, dhe nuk kanë preferuar që të flasin për mediat. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb