Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar me koronavirus dy infermiere.

Abc News raporton se dy infermieret e infektuara janë në spitalin e Beratit, njëra në repartin Infektiv dhe tjetra në atë Urgjencës.

Deri më sot në Berat janë 114 raste aktive me Covid-19.

Situata nga pandemia në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 131 raste të reja dhe 3 humbje jete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re