Në pamundësi për të takuar të shoqen, një 61 vjeçar ka gjetur një mënyrë për të qenë sa më pranë bashkëshortes së shtruar në spital.

Geri Krein vjen çdo ditë në spitalin ku qëndron e shoqja, e prekur nga Covid. 61 vjeçari merr me vete tre pankarta në të cilat shkruhet “Të dua” (I love you).

Dona, 56 vjeçe, ishte prekur nga Covid disa javë më parë. Për 10 ditë kishte qëndruar në shtëpi, por më tutje gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. Një mëngjes, 56 vjeçarja i kishte thënë të shoqit se kishte vështirësi për të marrë frymë. 61 vjeçari kishte marrë një bombul oksigjeni, por kur kishte parë se e shoqja nuk mbushej në frymë, e kishte dërguar menjëherë në spital.

“Ajo ishte dita e fundit që pashë tim shoq. Ai nuk mund të ishte më pranë meje”-kujton 56 vjeçarja, e shtruar prej ditësh tashmë në spital.

“Për 10 ditë nuk e pashë time shoqe. Ishte shumë e vështirë, ajo pjesa që nuk je aty dhe nuk e di. Komunikoja me infermieret që ato të më thonin për shenjat e saj vitale”-tregon për median e huaj 61 vjeçari, zjarrfikës me profesion.

E në këto kushte, 61 vjeçari do të vinte përditë poshtë dritares së dhomës ku qëndronte e shoqja me një pankartë ku shkruhej “të dua”.

“Unë thjesht doja që ajo të dinte që isha aty për të”-tha Geri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re