Koronavirusi ka krijuar situata prekëse në të gjithë botën rasti i fundit është kthimi në shtëpi i një taliani të infektuar me koronavirus. Marko Barbieri, një baba 56-vjeçar u kthye në shtëpi pasi mposhti Covid-19.Marko ishte një taksist që kishte kaluar 40 ditë në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetsore.

Simptomat e para të Covid-19 i ishin shfaqur në muajin mars. Ndërkohë, në videon që tregon kthimin e tij në shtëpi, shihet Marko të dalë nga një makinë i shoqëruar nga duartrokitje e fqinjëve.

Përqafimi i fëmijëve është një ndër momentet më prekëse në të gjithë këtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re