Skip to content

Prekëse! Mjeku që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit do të bëhej baba pas pak ditësh

 

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka zbuluar një detaj mjaft prekës në lidhje me mjekun Leonard Kamberi nga Vlora i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid.

Teksa e konsideron një mjek të talentuar Leli thotë se Kamberi do të bëhej baba për herë të parë brenda disa ditësh me fëmijën që e prisnin prej kohësh.

Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 50-vjeçare pasi ishte shtruar prej dy javës në spitalin Infektiv në Tiranë.

Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit dhe nuk mundi të fitojë betejën.