Skip to content

Prekëse! Qeni ishte gati të ngordhte, pronari e merr me karrocë dore dhe ngjit malin e tij të preferuar

Një burrë, i cili është i dashuruar mbas qenit të tij, i ka plotësuar këtij të fundit “dëshirën e madhe të tij”.

Duket paksa e çuditshme, por 57-vjeçari nga Londra, e ka marrë qenin e tij të sëmurë, që nuk i kishte ngelur edhe shumë ditë jetë, dhe e ka çuar të vizitojë vendin e tij të preferuar, majën Pen y Fan në Brecon Beacons.

Ai e ka ngjitur në malin e preferuar me një karrocë dore, pasi qeni e kishte të pamundur të ecte. Ngjarja preku zemrat e të gjithëve dhe fotot kanë marrë shumë reagime në rrjetet sociale.

Pronari shprehet:

“Unë do të doja shumë t’i falënderoja të gjithë për mbështetjen, inkurajimin dhe shqetësimin e tyre të sinqertë mbi Monty”. 

/faxweb