Një beb një muajsh e gjysmë ka rezultuar pozitiv me Covid 19 në repartin e pediatrisë në QSUT. Burime bëjnë me dije se fëmija i sèksit mashkull po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë simptomat e tij.

Rastet e fëmijëve që kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 në vendin tonë kanë qenë të shumta, por asnjë prej tyre derimë tani nuk kishte pasur nevojë për shtrim spitalor. Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u raportuan 45 raste të reja me Covid 19, ndërsa tre persona humbën jetën.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re