4 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan, nga 19 tamponë që janë marrë gjithsej në qytet.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mes personave që rezultojnë të infektuar është dhe drejtori i një banke në Elbasan, por që nuk ka lidhje me një punonjëse banke e cila u raportua si e prekur disa ditë më parë, pasi iu përkasin institucioneve të ndryshme.

Sot është kryer dezifektimi i bankës, ndërsa pritet ti nënshtrohen tamponit punonjes të tjerë të saj, të cilët kanë qenë kontakte të afërta të drejtorit. Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 67 raste të reja me Covid, ku numrin më të madh të të prekurve e ka Tirana. Ka një rënie të lehtë të rasteve të reja, nga 90 të tilla që u regjistruan gjatë ditës së djeshme.

2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 74. Bëhet fjalë për një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re