Partia Liria (PVV) e krahut të djathtë ekstrem hollandez vendosi formimin e të ashtuquajturës “Ministria për pastrimin nga Islami” midis premtimeve parazgjedhore.

Zgjedhjet do të mbahen në Hollandë në 17 mars, për të cilën Partia e Lirisë e Geert Wilders publikoi në faqen e saj të internetit një program para-zgjedhor të masave dhe politikave për katër vitet e ardhshme.

Midis premtimeve parazgjedhore, thuhet se Islami do të shpallet një ideologji totalitare dhe se do të formohet një ministri që do të merret me spastrimin e Hollandës nga Islami dhe migrantët.

Në programin e saj, PVV shprehet se nuk do të pranojë refugjatë dhe migrantë në Hollandë dhe se do të ndalojë përhapjen e “ideologjisë Islame” përmes xhamive dhe qendrave Islame.

Të djathtët radikalë holandezë duan të ndalojnë gratë myslimane të mbajnë shami në vende publike dhe të mbyllin plotësisht të gjitha qendrat për pranimin e migrantëve në vend.

Radikalët e Wilders po njoftojnë gjithashtu se do të heqin të drejtën e votës nga qytetarët me dy shtetësi.