Koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa premtimet nga kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ishin transporti publik falas, ujë 24 orë, apo edhe krijimin e ambienteve të gjelbëra për fëmijët dhe të moshuarit.

 

Por për kandidatin për këshillin bashkiak, “Bashkë Fitojmë” Ilir Alimehmeti këto premtime janë të realizueshme.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Alimehmeti tha se  transporti publik falas kërkon vetëm 16.8% të fondit të bashkisë, për të cilat tha se aktualisht digjen për inceneratorin që nuk ekziston.

 

Ai tha më tej se të ardhurat që do mblidhen nga parkimet në Tiranë do të shkojnë për krijimin e oazeve të gjelbërta.

 

Cilat janë pikat ku do fokusoheni në këtë fushatë?

 

Ne e kemi nisur fushatën më parë. Ka pasur një kohë më të gjatë për të dëgjuar problemet e njerëzve dhe mbi to të punosh me ekspertë. E më pas të krijojmë një plan për të adresuar problematikat. Të gjitha problematikat janë duke u shqyrtuar. Kanë qenë paraqitja e programit për transportin publik falas, për trafikun, arsimin e taksat. Bashkia Tiranë, është më e pasura në vend, por një phjesë e lartë e tyre abuzohet dhe digjen kot.

 

A kanë një faturë premtimet tuaja?

 

Transporti publik falas eshte në shifrën 16.5 milionë euro. Ne i kemi shtuar edhe 5 milionë euro për modernizimin e urbanëve dhe arrin në shifrën 20-22 milionë euro. Shifra të tilla përbëjnë 16.8% të buxhetit të bashkisë. Kjo është më pak se shifra që ne djegim tek inceneratorët që nuk ekzistojnë.

 

 

Transporti publik sipas jush, do jetë në duart e privatit i subvencionuar apo do i rikthehet bashkisë?

 

Ne kemi vizion të djathtë. Do jetë siç është, dhe do subvencionohet nga bashkia. Kryetari në detyrë e pranoi para disa ditë se kjo është e realizueshme. Ai ose këshillohet keq ose i ka kapur një sëmundje tjetër që është ajo e abuzimit.

 

Tirana ka mungesë të hapësirave të gjelbëra. Si do e zgjidhni këtë hall?

 

Ne kemi në Tiranë disa lloj hapësirash. Është punuar me një model për të kapur ku ka hapësira të vogla dhe se si këto të pajisen me stola e gjelbërim. Janë oazet që janë 500, që u shkon lagjeve të Tiranës. Çdo lagje të ketë mundësi ku të kenë gjelbërim dhe të ulen. 1.25 mln euro kosto vjetore, ndërsa sot vetëm nga parkingu merren 5 milionë euro plus 2.5 mln euro nga gjobat. Për gjelbërim shkon një vlerë shumë e vogël.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re