Nga Tropoja, ku prezantoi për bashkinë e këtij qyteti, Besnik Dushaj, lideri i opozitës Sali Berisha bëri disa premtime të mëdha.

 

Ai tha se me PD në pushtet, do te ndertohet autostrada e Bregut të Drinit, hekurudha me Kosovën dhe do vendoset dyshtetësia, qe lejon shqiptaret ne Kosove apo shqiperi te perdorin cilen pasaporte te duan.

 

Këto tetë vite kanë qenë vitet e diskriminimit ekstrem për veriun.Mendoni pak, çfarë është investuar në Tropojë? E ka futur 6 miliardë në deficit Rexh Byberi.Diskriminimi merr fund, projektet e mëdha të nisura, do kompletohen.Autostrada e Bregut të Drinit do jetë autostrada e alpeve, do jetë një nga projektet më kryesore.Projekti është gati. Ajo del rruga më panoramike jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit, një nga rrugët më panoramike të gjithë Europës.Do jetë përparësi e parë.Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhën do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD-së në pushtet.Së fundmi, sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë.Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën ose të dyja bashkë.Ai kufi mbetet si një relike e padrejtësisë që është bërë ndaj shqiptarëve.Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme.Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë, është zgjedhje e jetës sonë, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re