Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë një premtim të fortë e të rëndësishëm për bizneset dhe ekonominë në tërësi: Uljen pesëfish të taksës së transferimit të pronës, nga 15% që është sot, në 3%.

“Sot kemi taksën më të lartë të transferimit të pronës, 15% – tha Basha,- që është ftesë për informalitet dhe është ftesë për të mos lëvizur tregu i imobilares. Pesë herë më e lartë se ajo e vendeve të zhvilluara.

15% mbi pronën është taksa e akullit mbi ekonominë: “Duart lart mos lëviz” dhe për këtë ju siguroj se do zbresim në nivelin 3%.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re