Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë, të cilëve iu dha mesazhin se Shqipëria ka të gjithë potencialin për të krijuar mirëqënie, punësim dhe mundësi për rininë e për të gjithë shqiptarët.

Basha theksoi se zotimi i tij është kthimi i shpresës për rininë. Ai shtoi se Shqipëria ka potencialin për një të ardhme më të mirë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Nga të gjitha dështimet e këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa prespektivë, me rroga minimale, me kosto larta të jetës e të arsimimit.

Prandaj, shumica e rinisë është me sy për tu larguar nga Shqipëria.

Por nuk ka pse të jetë kështu! Ky vend ka të gjithë potencialin për të krijuar mirëqënie, punësim dhe mundësi për rininë e për të gjithë shqiptarët.

Ndaj, zotimi im i parë për ju të rinj, është kthimi i shpresës tek Shqipëria.

Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja jonë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re