Në një intervistë për emisioni “Me Xhaxhiun” analisti Vehap Kola komentoi vizitën e fundit të Kryeministrit Rama në Turqi, ku u prit me shumë bujë dhe me një shfaqje madhështore nga ana e Presidentit Erdogan.

Kola shtoi se qeverisja e mirë nuk varet nga vizita apo dhurata që merr kryeministri nga ndërkombëtarët, por kryeministri duhet të përdori burimet kryesore brenda vendit për të realizuar objektivat e qeverisë.

Analisti shtoi se më tepër sesa një premtim nga ana e Erdogani për Spitalin Rajonal të Fierit, dukej më tepër si një kërkesë e ngutshme e kryeministrit Rama për ta shitur ata si një sukses para zgjedhjeve të 25 prillit.

Vizitë e krahasoj me qeverisjen, Kryeministri nuk është aty për të marrë ndonjë dhuratë spital apo termocentral, por është për të qeverisur në Shqipëri. Kjo do të thotë që potencialet reale të bërjes së gjërave të vërteta të mirëqeverisje nuk mund të varen nga asnjë lloj marrëdhënie ndërkombëtare të mirë. Pra do të duhet që të menaxhohen dhe të bëhen ekonomi me ato burime të brendshme që ka një vend. Vizitat sado të suksesshme dhe madhështore që të jenë në qëllimin e tyre në vetvete nuk mund të zëvendësojnë qeverisjen.

Erdogani gjërat që i beson i thotë, por sa e kemi ndjekur është një politikan i tezave të drejtpërdrejta. Në këtë rast premtimi për një spital brenda tre muajve, mua mu duk sikur ishte një kërkesë e kryeministrit sepse ai shprehu një lloj dyshimi pastaj u ritheksua më pas garancia nga ana e presidentit, duket që është më shumë ngutje e kryeministrit për të shënuar një rekord të mirëqeverisjes së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re