Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka komentuar situatën ekonomike në vend, dhe premtimet që po vijnë nga përfaqësuesit politik.

 

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se nëse arrin të fitojë në zgjedhje, do të bëjë të mundur sigurimin e transportit publik falas.

 

Por kjo gjë sipas ekspertit është e pamundur. Në një intervistë për emisionin 7pa5 me Alma Çelajn dhe Xhoi Malësia, Shano tha se qytetarët sot janë me laps dhe me letër e nuk munden politikanët t’i trajtojnë si idiot.

 

“Nuk ka asnjë gjë falas. Nuk ekziston në asnjë lloj ideologjie. Unë vendos të jap 20 mln euro që i kam hequr nga diçka tjetër, dhe asnjë qytetari që hipën në urban nuk do i marrësh lekë. Qytetarin nuk mund ta trajtojë si idiot. Ata janë me letër dhe laps. Është çështje prioriteti. E duhet ta thuash kam këtë prior  Këto janë retorika elektorale”, tha Shano.

 

Eksperti më tej foli edhe për situatën politike në vend. Sipas tij, personazhet që komandojnë fushatën nuk i kanë nisur akoma retorikat përçarëse, teksa sheh se e keqja më e madhe në këtë periudhë janë militantët partiakë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re