Gazetarët nga Britania e Madhe, SHBA, Rusia dhe Kina kanë mbërritur në Korenë e Veriut, nuk ka media në Korenë e Jugut.

Një grup i vogël gazetarësh të huaj mbërriti të martën në Korenë e Veriut, të ftuar për të monitoruar shkatërrimin poligonit për teste bërthamore, siç ka premtuar Pheniani.

Ata janë nga Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, por mungojnë ata të Koresë fqinje, asaj të Jugut, për shkak të një krize të papritur mes dy vendeve ndodhur së fundi pas Seuli u përfshi në manovra ushtarake me trupa amerikane.

Gazetarët do të qëndrojnë në një hotel në qytetin port të Wonsan në lindje të vendit, para se të udhëtojnë me tren drejt poligonit që ndodhet në verilindje.

Ceremonia do të mbahet një nga ditët e ardhshme, në varësi të motit, siç është njoftuar.

Koreja e Veriut e morri këtë vendim në prag të takimit historik mes liderit Kim Jong-un dhe presidentit Trump, të planifikuar për 12 qershor në Singapor.

Megjithatë, disa zhvillime të orëve të të orëve të fundit e kanë zbehur disi entuziazmin e takimit të pritshëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re