Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për deklaratën që bëri kreu i shtetit pak ditë më parë, kur tha se e çdekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi kishte marrë premtim nga lideri i demokratëve se opozita do hynte në zgjedhje.

“I shtyva që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse, kam marrë fjalën nga zoti Basha që do hyjnë në zgjedhje pastaj mbajtën atë qëndrimin ashtu e kështu…”, tha kreu i shtetit Ilir Meta.

Por për liderin e opozitës kjo nuk ëshët e vërtetë.

“Unë s’jam këtu për të komentuar deklaratat e presidentit por një gjë është e qartë, presidenti veproi për të shmangur konfliktin e përplasjen, bëri shumë mirë, të gjithë e dimë që KQZ ishte nën urdhrat e Ramës, pretendimi se opozita do hynte në një proces që s’ekzistonte se dekreti i presidentit u injorua…nuk është e vërtetë që kisha dhënë premtim presidentit se zgjedhjet e 30 qershorit erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, që kishte qëllim largimin e kësaj qeverie shpërbërjen e parlamentit ilegjitim e çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme”, tha Basha në emisionin Opinion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re