Ministri Çuçi deklaroi ne emisionin “Kapital” ne Vizion Plus tha se qeveria është e angazhuar që brenda vitit 2020 të sistemojë në shtëpi të reja të gjithë qytetaret e zonave rurale që kanë mbetur pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Për zonat rurale ka një shpejtësi të caktuar.  Për këto zona ne jemi angazhuar që ti strehojmë të gjithë në shtëpi të reja. Kemi dy qasje në këtë drejtim. Kemi ata që duan të bëjnë shtëpi aty ku e kanë pasur dhe qasja e dytë është që aty në njësinë ku jetojnë të ndërtojmë një minilagje për të gjithë të dëmtuarit. Ka filluar puna për tipologjinë ë shtëpive që do ndërtohen. Janë tre variante për këto shtëpi. Puna po ecën shumë mirë por duhet ti përmbahemi tipologjisë së duhur, në cilësi dhe siguri.

 

Ministri shtoi se për këtë proces si fillim qeveria ka një buxhet prej 200 milion dollarësh por pas konferencës së donatoreve në 17 shkurt do të kërkohen edhe burime të tjera financiare.

 

 

Gazetarja e Vizion Plus Rajmonda Lajthia pyeti Ministrin Çuçi nëse në zonat rurale do të ndërtohen banesat vetëm nga qeveria apo edhe nga vete banorët duke iu dhënë 2 milionë leke të reja në dorë për cdo familje. Çuçi sqaroi se të gjitha banesat edhe në fshat do të ndërtohen nga qeveria.

 

Zyrtari i PD, Dorian Teliti tha se është absurd që qeveria ka angazhuar Ministër fuqiplotë për tërmetin, një Ministër Bujqësie. Ai shtoi se qeveria dhe përfaqësuesit e saj kanë bërë shumë deklarata kaotike mbi sistemimin e qytetareve në shtëpi të reja pasi u dëmtuan nga tërmeti.