Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është edhe kandidate në listën e hapur të PD në Tiranë thotë se premtimi i kryeministrit Rama për pasaportën e BE nuk do të realizohet.

Sipas saj, Shqipëria ka hapur vetëm 4 grup kapituj, ndërsa i duhet të hapë edhe 3 të tjerë dhe duhet ti mbyll të gjithë bashkë.

Tabaku deklaroi se nuk duhet vetëm përafrimi i legjislacionit, por edhe ndryshimi i standardeve, gjë të cilën Shqipëria sipas saj është larg.

“Kroacia që ka qenë vendi që e ka bërë më shpejt këtë proces i ka zgjatur 8 vite. Sot Shqipëria ka hapur 4 grup kapitujt, duhet të hapë edhe 3 të tjerë dhe duhen mbyllur të  7 bashkë që Shqipëria të avancojë. Këtu nuk bëhet fjalë për vetëm për përafrim të legjislacionit, por duhen ndryshuar standardet. Që të ndryshosh standardet duhet të kesh pagat, pensionet ekonominë, rrugët energjinë të gjitha në nivelin e BE”, tha Tabaku në emisionin “Open” në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko