Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje dhe në lidbgje e programin e rindërtimit që do të ndiqet në zonat e prkura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Shefi i qeverisë në mbledhjen e radhës me qeverinë ka deklaruar se synimi është ndërtimi i një lagjeje të re në Durrës, më e bukura pas ’90.

 

Gjithashtu në fjalën e tij, ai ka theksuar se skenari i tij është që tashmë në këto zona të ndërtohen disa qytezave të reja.

 

“Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani me banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë në shtëpitë e të varfërve. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje koplet të re që të jetë lagjia më e bukur e Durrësit pas ’90 padiskutim.  Një lagje e re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, me ujësjellës, me kopësht, çerdhe, shkollë, mjedise publike dhe banimi. Në Tiranë kemi diskutim një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re të madhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë që po përgatit Ministrja e Kulturës me arkitektë dhe urbanistë të huaj që kanë shprehur gatishmërinë vullnetarisht për të na dhënë konsulencë. Po kështu në zonën e Kurbinit të gjithë pallatet që kemi vizituar dje do të shemben dhe do të ndërtojmë një lagje të vogël komplet të re. Për momentin po bëjmë kalkulimet e nevojshme. Ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10000 apartamentësh në terësi dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë drejtëpëdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale.”

 

Nga mbledhje me qeverinë Rama ka bërë sërish apel opozitës që të mos tregojnë pikat, por të ulen në një tryezë dhe të japin propozimet e tyre për zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet vendi.

 

“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballuar idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të behët. Deri tani jemi njohur  me tre pika që do të qenkëshin zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekrani i ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  për gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re