Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama lidhur me premtimin e tij përr rritjen e pagave, duke i kërkuar që të enjten të hapin Parlamentin dhe të votojnë ligjin.

xlyuk

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Gjirokastër, ku tha se premtimi i Ramës për paga mesatare 900 mijë lekë të vjetra, është një mashtrim elektoral.

Gjatë fjalës së tij Berisha shtoi se Rama e ndien se Jugu po e braktis dhe tha se në Konispol kryeministri kishte dërguar Belinda Ballukun, të cilën e quajti “Belinda Luksi”, për arsye sepse sipas tij, së bashku ata vjedhin në mënyrë të tmerrshme.

“Del ky Golemi para jush me Dorianin? Nuk del dot sepse ka vjedhur, ka mashtruar, nuk është kandidati i juaj, po i Ramës. Çfarë i lidh këta me qytetarët kur nuk dalin të japin llogari? Kandidatët tanë vijnë të votuar nga ju. Po këta nga vijnë? Pa le Tërmeti i Tepelenës, që në çdo variant të përkthyer shqip e ka emrin tmerr. Koha është të firmosim ndryshimin dhe Rama e ka ndierë këtë, e shikon se jugu po e flak. E shikon se jugu në datën 14 do i japë atë që meriton. Duhet të largohet nga pushteti ky person.

Kurrë shqiptarët nuk janë larguar nga vendi si në këtë periudhë. Ndaj dhe largimi i Golemit është një goditje e rëndë për këtë vjedhje të madhe, të pashembullt. Po vij nga Saranda, kishte dërguar në Konispol sot Belina Luksin. Sepse me Belindën vjedhin në mënyrë të tmerrshme energjinë tuaj. Vjedhin energjinë. Ju e dini se Shqipëria ka një prodhim 2 miliardë kilovat orë më shumë sesa i nevojitet. Por a përfitoi njeri prej kësaj, vetëm Rama dhe Balluku. Digat i zbraz verës ndërkohë që ligji e ndalon. E shet te sekserët e vetë me 30 euro dhe më pas ata e shesin me 150 euro dhe paratë shkojnë në kontot offshore të Ramës dhe Ballukut.

Rama nuk ka turp, e thotë një fjalë e urtë, “kur nuk ke turp thua çdo gjë”. U tha shqiptarëve do e çojnë rrogën 900 euro. E çoi ligjin në Komision dhe mbylli Parlamentin. I bëj thirrje publikisht të hapim Parlamentin të enjten dhe të votojmë këtë ligj. Mashtrime. Golemi mashtron fëmijët për vota me telefona. Ky ka hapur një dyqan atje dhe u jep telefona, me siguri gjysmë fallco për vota. Golem do dënohesh për krim elektoral dhe nuk ke ku shkon. Ne fitoren tonë në 14 maj do ta shndërrojmë në fitore për çdo qytetarë. 14 maji do të jetë dita në të cilën ne vendosim për t’i dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen.

Ju garantoj se Rama nuk do mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet. Do ikë si një njeri që varfëroi Shqipërinë. Ishte këtu dhe tha se qeveria e mëparshme e urrente Gjirokastrën. Tani do i them dy fjalë atij mashtruesi, ajo qeveri e vlerësonte shumë Gjirokastrën, mund të bënte edhe më shumë, por gjirokastritët shkojnë sot në Tiranë për 2 orë e gjysmë. U ndërtua thuajse gjysma e rrugës së Kardhiqit, për gjysmën tjetër u deshën 10 vite që qeveria Rama ta përfundonte”, u shpreh Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re