Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ia ka “plasur” në sy ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku premtimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë se 400 mln euro për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.

Deputetja Tabaku, gjatë diskutimit në lidhje me Aktin Normativ të Buxhetit për 2024, iu drejtua ministres Belinda Balluku duke i thënë se duhet të mbajë përgjegjësi për fondet fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit për Portin e Durrësit.

Ligjvënësja demokrate u shpreh se ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar në Parlament se asnjë lekë s’do nxirrej nga buxheti i shtetit, por ndërkohë në Kuvend diskutohet ndryshimi i buxhetit me akt normativ.

Jorida Tabaku: Këto retorikat ‘ne kundër zhvillimit, ne kundër turizmit’ nuk shkojnë më A keni ardhur në këtë parlament dhe keni premtuar që 400 mln euro nuk do të dalin nga buxheti i shtetit, a keni bërë konferencë donatorësh me bankat zhvilluese që do të ndërtojnë portin e ri. Dhe sot po sillni në Parlament pikërisht faktin ndryshimin buxhetit pikërisht për portin.

A tha në këtë Parlament që asnjë lekë nuk do të nxirret nga buxheti i shtetit për portin që sot iu është dhënë për zhvillim një private. Kjo është pyetja. Sot duhet të mbani përgjegjësi për fondet publike që do dalin nga buxhetit i shtetit, nga taksat e rriturat që po shkojnë për Portin e Durrësit që u premtua se nuk do të shkojnë.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës u “justifikua” duke thënë se shteti shqiptar duhet të investojë për të mbajtur pronësinë e Portit për arsye sigurie.

Belinda Balluku: Që të jemi të qartë, nuk fola fare kush është kundra dhe kush është pro dhe këtë duhet ta vlerësojnë partnerët, e dini vetë ju kush është kundra dhe kush është pro dhe as nuk e përmenda. Përmenda faktin që sot në Portin e ri të Porto Romanos do të ketë një bazë militare të NATO-s dhe për këtë arsye duhet të investojë shteti shqiptar për të mbajtur pronësinë e atij aseti për arsye sigurie.

Këtë e kuptoni dhe kush po e bën retorikën dhe demagogjinë politike këtu këtë sërish do ta kuptojnë qytetarët.

As 6 muaj para dhe as 6 muaj mbrapa, është një vendim strategjik së bashku me partnerët.  Gjithçka që po thoni e qartë për ju është retorikë politike, nuk ka argument dhe as bazë për të qëndruar, Nuk mund të japim një port, që do të shërbejë për arsye tregtare të Shqipërisë, Kosovës dhe MQV duke pasur aty edhe një aset kombëtar në shërbim të aleancës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re