Shumë prej hoteleve të Durrësit janë të prenotuara deri në vjeshtë. Menaxherët e tyre thonë se sezoni turistik është i mbarë këtë verë e pritet të zgjasë deri në javët e para të tetorit.

Veçori e këtij viti është prania e shumtë e pushuesve të huaj krahasuar me ata shqiptarë.

Problem për pronarët e hoteleve e restoranteve përbën rënia e euros. Blerim Norja thotë se fitimet do t`i kenë më të ulëta.

Durrësi është një ndër qytete më të frekuentuara nga turistët e huaj jo vetëm për bregdetin por edhe trashëgiminë kulturore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re