Të gjithë e mbajmë mend Mihal Kokëdhimën, cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer, por një tjetër rast duket se do na e risjellë në vëmendje atë ngjarje të rëndë.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një Visar Mato me bashkëshorten e tij dhe fëmijën është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës. Denoncohet se pronarja, Ektarina Joshi ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin.

Sipas pretendimeve të çiftit e gjitha ka ndodhur sepse në hotelin që ata kishin prentotuar nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe për pasojë ishin larguar pas një dite, ndonëse kishte prenotuar për disa ditë.

Mirëpo, referuar denoncimit të bërë në Polici nga ana e pronarëve, ato pretendojnë se çifti u ka dëmtuar dhomën e hotelit ku kishin qëndruar. Për pasojë, Prokuroria ka nisur hetimet veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Matos, 42 vjeç.






Previous articleKush është italiani me i ndjekur ne rrjetet sociale, po bën namin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re