Kur kanë kaluar 5 muaj nga ngjarja e bujshme në Rinas, bëhet e ditur se hetuesit kanë arritur të sigurojnë një provë të fortë që lidh të shtatë të arrestuarit me grabitjen spektakolare.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se paratë e sekuestruar të disa prej të arrestuarave korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendin mesditën e 9 prillit. Ato janë në prerje 50 euro. Deri më tani janë gjetur 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin “Nënë Tereza”, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re