TIRANË 16 nëntor /ATSH-I.Vata/ Policia e Shteti ka goditur dy raste të tjera të prerjes së paligjshme të pyjeve duke proceduar penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.H., 46 vjeç, banues në fshatin Velmish, Berat dhe A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi u kapën duke transportuar me mjetet e tyre lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re