Skip to content

Prerje e paligjshme pyjesh dhe ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Dibër

WhatsApp Image 2023 07 05 at 9.10.53 AM

Katër persona në Dibër janë proceduar penalisht për prerje të kundërligjshme të pyjeve dhe ndërtim pa leje. Dy prej tyre, 36 dhe 32 vjeç nga Bulqiza u proceduan pasi u kapën teksa transportonin me automjetet e tyre dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin.

Për dy të tjerët nga Dibra, 64 dhe 65 vjeç, nisi procedimi penal pasi u konstatuan duke kryer punime për ndërtimin e dy objekteve, pa u pajisur me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.