Kryeministri Edi Rama, pasi njoftoi se do mbyllen sportelet e Kadastrës dhe shërbimet online do merren përmes e-Albania, tha se pres dorëheqje masive nga ky institucion.
Rama theksoi se drejtoresha “e ka të qartë, punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë dhe jo banakierë”.
“Mos të bëni asnjë ndërhyrje për askënd, se ky na ka sjellë aq vota, ky as, se ky na ka dhënë fitoren, ky na ka sjellë triumfin sepse nuk funksionon”, theksoi kreu i qeverisë.
Edi Rama: “Nga 3 korrik nuk ka zgjidh ti se kujt do ti shërbesh, Punonjësi i Kadastrës për të trajtuar rastin e një prone në Tropojë, askush nuk do të gjej dot fillin se si trajtonit prona, përveç makinerisë digjitale.
Qytetarët nuk do i presë më njeri.
Është një dritare përmes e-albania, aty bëhen aplikimet, merret përgjigjet, aty vjen edhe dokumenti.
Arkivat e Kadastrës të mbushur me letra nuk janë më të aksesueshme, të marrë një letër dhe të fusë një letër, të marrë një pronë e të nxjerrë një pronë. Do ketë probleme për një periudhë kohe, por jo shumë të gjatë, ngecje, njësoj si atëherë kur u fut sistemi online
Njerëzit që s’kanë mundësi të kapin për krahu deputetin, kryetarin e Bashkisë, krushkun pushtetshëm apo vjehrrën e fuqishme janë përdoruesit e rregullt të platformave digjitale.
Aplikimet dhe nga majat e maleve ku rrinë barinjtë, që e përndryshe e kanë të pamundur të zbresin malin, të shkojnë të gjejnë zyrën dhe takohen me personazhin që i thotë të mungon kjo letër e ajo letër, ik prap në mal merrja deles letrën bjere poshtë. Jam i bindur se ky është shërbimi më i madh që po i bëjmë qytetarëve të Shqipërisë, që u nxihet jeta për të rifreskuar një titull pronësie.
Në Shqipëri është shpikur rifreskimi, ti ke një pronë dhe duhet të rifreskosh kontratën e para 3-4 muajshme, duhet të përzhitesh në flakët e ferrit për ta marrë atë rifreskim. Vula e njomë. Drejtorja tha se kemi arritur sukses së madh, kemi mbledhur vulat e njoma.
Dhe njeriu që pronën e ka nga stërgjyshi duhej të varej nga vula e dikujt pa din pa iman pa fe e atdhe.
Mua më vjen shumë turp, jashtëzakonisht, nuk e di sa turp ju vjen juve që të mendoj se çfarë kane hequr njerëzit. Më mjaftojnë historitë që kam dëgjuar vetë.
Pa llogaritur krimin e madh të AMTP-ve, letra të dhëna rrugëve deri para pak kohe jo për toka bujqësore, por për shkëmbinj, shkrepa, ujin e detit. Që të mos them që letrat që janë rrugëve, janë dyfishi i sipërfaqes së Republikes së Shqipërisë.
Ju ftoj ta provoni dhe do ndjej me kënaqësi dhimbjen tuaj që s’do arrini të kapni një pronë.
Pres dorëheqje masive nga Kadastra dhe nga ana tjetër drejtorja e ka të qartë, punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë dhe jo banakierë.
Mos të bëni asnjë ndërhyrje për askënd, se ky na ka sjellë aq vota, ky as, se ky na ka dhënë fitoren, ky na ka sjellë triumfin sepse nuk funksionon.