Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar se pranë qendrave të votimit në këtë bashki ka prezencë të personave me rekorde kriminale.

Në një deklaratë për mediat, Spahia deklaroi se struktura të krimit të organizuar janë implikuar në intimidim dhe tjetërsim të vullnetit të qytetarëve.

I pyetur se ku janë zonat që sipas tij janë kërcënuar qytetarët, Spahia u shpreh: “Kryesisht në Velipojë dhe në rrethina.”

Ndërsa theksoi se pret një rezultat më të thellë se zgjedhjet e parakohshme të një viti më parë, ku arriti të fitojë postin e kreut të Bashkisë së Shkodrës.

Bardh Spahia: Kur na ndajnë edhe pak orë nga mbyllja e procesit të votimit shfrytëzoj këtë moment për ti bërë thirrje bashkëqytetarëve tanë që nuk e kanë marrë akoma iniciativën për të shfrytëzuar rastin e jashtëzakonshëm për tu shprehur me votë për 4 vitet e ardhshme për Shkodrën tonë, i ftoj të ushtrojë të drejtën e tyre duke votuar.

Të vërshojmë drejt qendrave të votimit me bindjen absolute që me votën e tyre do të kontribuojnë për ta rritur shkëlqimin e Shkodrës për 4 vitet e ardhshme.

Ti japim forca drejt kutive të votimit për të mirën e të ardhmes sonë.

Si po shkon procesi?

Kemi pasur njoftim për shumë problematika sidomos gjatë hapjes së procesit të votimit, ashtu edhe gjatë paradites. Prezencë të personave me rekorde kriminale afër qendrave të votimit, prezencë të strukturave të krimit të organizuar të cilët jo vetëm janë implikuar në intimidim dhe tjetërsim të vullnetit të qytetarëve. Kam shprehur edhe gjatë momentit të votimit tim ndaj organeve ligjzbatuese që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të vullnetit të qytetarëve nëpërmjet votës. E kanë detyrim ligjor.

Jeni brenda pritshmërive?

Ka të numrit të votuesve krahasuar me një vit më parë, që do të thotë ndërgjegjësim qytetar. Synojmë pikërisht këtë, të shtyjmë sa më shumë qytetarët të votojnë.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa pjesëmarrja masive.

Thoni ka raste të intimidimit? Koalicioni juaj i keni marrë masat?

Koalicioni jonë po zbaton me përpikmëri të gjitha detyrimet kushtetuese e ligjore sa i përket asaj trupe zgjedhore që kemi në terren, në çdo qendër votimi, por është detyrim i strukturave shtetërore të garantojnë që qytetarët të votojnë në mënyrë të votuar.

Ku janë zonat që janë kërcënuar qytetarët?

Kryesisht në Velipojë dhe në rrethina.

A prisni një rezultat të ngushtë?

Pres rezultat me diferencë shumë më ta madhe se sa një vit më parë. Të keni bindjen të gjitha të dhënat na bën thellësisht optimist që rezultati do të jetë më i thellë se 1 vit më përpara.

Kemi pasur kontakte të vazhdueshëm me përfaqësues të OSBE. Interesi i shtuar i tyre është konfirmim i informacioneve që dhashë unë.

Ata kanë burimet e tyre dhe ka pasur një prezencë të shtuar të përfaqësuesve të OSBE-së.

Fitoren e pres nga qyteti dhe çdo njësi administrative.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re