Presidenca e Kosovës ka reaguar për akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi duke deklaruar se ndërpren udhëtimin për në Shba dhe nesër do të kthehet në Kosovë. Thaçi u nis drejt Amerikës për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun.

Kur po nisej, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit. Për këtë arsye, takimi nuk do të bëhet.

“Presidenti Thaçi ndërprenë udhëtimin për në SHBA, nesër kthehet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftim.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re