Skip to content

Presidenca publikon 13 kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses

presidenca c1200x600 1 1

Presidenti Ilir Meta ka shpallur këtë të martë listën me 13 kandidat, të cilët do të garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas largimit të Altina Xhoxhajt.

 

Presidenca përmes një njoftimi bën me dije se aplikantët do t’i dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

 

“Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

Z.Alban Brati

Znj. Arta Vorpsi

Z.Avni Shehu

Znj. Elsa Toska

Znj. Fiona Papajorgji

Z.Ilir Mustafaj

Znj. Irena Reso

Znj. Kestrin Katro

Z.Klodian Rado

Z.Kostandin Kazanxhi

Znj. Marsida Xhaferllari

Znj. Mimoza Qinami

Znj. Valbona Bala (Pajo)”

Ndërkohë tashmë lista e aplikantëve do të dërgohet menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.