Qëndrimi I Ambasadës së SHBA në lidhje me konfliktit mbi anëtaret e Gjykatës Kushtetues, ku sygjeronte që të kërkohej mendim nga Komisioni I Venecias, ka sjellë reagimin e menjehershëm të Presidencës.

Zëdhënësi i Ilir Metës nuk ka kursyer sulmet ndaj ambasadave të huaja në vendin tonë, përfshirë ambasadën amerikane.

Sipas tedi Blushit, tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës. 

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

 

 

Presidenca shkon edhe më tej kur shkruan se është koha ti thuhet Mjaft më ““Rule of Embassy” por është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.

 

Madje duke ironizuar edhe qëndrimet e ambasadës së SHBA, Tedi Blushi shkruan se rruga e Elbasanit të con vetëm në Elbasan, dhe rruga e Kavajës vetëm në Kavajë.

 

 

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik.Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re