LSDM, partia qeverisëse në Maqedoninë Verore, bëri prezantimin zyrtar të kandidatit të saj presidencial Stevo Pendarovksi.

Në fjalët e kryeministrit Zaev, u potencua vlera e kësaj kandidature në emër të bashkëjetesës entike, meqë Pendarovski pritet të marrë dhe votat e partive shqiptare.

“Stevo është konfirmim i konceptimit tonë ‘Një shoqëri për të gjithë’, në Republikën e përparuar euroaltantike të Maqedonisë së Veriut. E di se si president i të gjithë qytetarëve në vendin tonë, fuqinë e tij do ta marrë nga të gjithë qytetarët dhe jo vetëm nga ata qytetarë të cilët do të japin votën e tyre për fitoren e tij”, tha Zaev.

Edhe vetë kandidati Pendarovksi, i mëshoi shumë këtij aspekti në mesazhin e tij.

“Më 21 prill dhe më datë 5 maj nuk bëhet fjalë për karrierën politike, ajo do të jetë më pak e rëndësishmja. Shumë më tepër rëndësi ka që të tregojmë se në një shtet multietnik në Ballkan, është e mundur të njerëz të përkatësive të ndryshme etnike të jenë të bashkuar për të njëjtin qëllim: Anëtarësim në strukturat euroatlantike, ligje të cilat avancojnë të drejtat e qytetarëve dhe përfaqësues politik të cilët i tejkalojnë vijat ndarëse disa shekullore mes etniteteve”, tha Pendarovski.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re