Tek klubi i futbollit Shkumbini po bëhen gati për të nisur një cikël të ri në futbollin shqiptar. Skuadra peqinase e cila këtë sezon do të luaje në Kategorinë e Dytë ka bërë sot në ambientet e Kalasë së Qytetit, prezantimin e ekipit për sezonin e ri futbollistik.

Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here, klubi i Shkumbinit e nis sezonin plot ambicie, kjo falë drejtimit te ri te ekipit i cili pritet ti kaloje presidencës italiane me në krye italianin Alesandro Borrela. Drejtuesit kanë afruar në skuadër lojtarë cilësorë, të cilët në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë e Parë si dhe në Superiore.