Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë realizuar një bisedë telefonike mbi çështjen e Koresë së Veriut.
Sipas deklaratës së publikuar nga Kremlini, me iniciativën e palës amerikane, Putin ka kryer një bisedë telefonike me presidentin Trump.
Krerët e dy vendeve diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situatën në Gadishullin Korean dhe u dakorduan për të vazhduar kontaktet.
Biseda telefonike vjen pas konferencës së 13-të vjetore për shtyp të presidentit Putin. “Shikoni tregjet të cilat janë rritur. Kjo është dëshmi e investitorëve të besuar në ekonominë e SHBA-ve. Kjo do të thotë se ata besojnë në atë që presidenti Trump është duke bërë në këtë fushë”, tha Putin në konferencë.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka falënderuar presidentin rus për njohjen e performancës “së fuqishme” ekonomike të Amerikës. “Të dy presidentët, gjithashtu diskutuan për të punuar së bashku në zgjidhjen e situatës shumë të rrezikshme në Korenë e Veriut”, theksohet në deklaratën e Kremlinit./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re