Skip to content

Presidenti algjerian: Ajo që po ndodh në Gaza është plotësisht krim lufte

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune tha se në Rripin e Gazës po kryhen krime lufte.

“Ajo që po ndodh në Gaza është plotësisht krim lufte”, citoi televizioni shtetëror algjerian të ketë thënë Tebboune gjatë një takimi me qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe zyrtarë në provincën Djelfa të dielën.

“Palestinezët nuk janë terroristë sepse mbrojnë atdheun dhe të drejtat e tyre”, shpjegoi Tebboune, duke përmendur shembullin e luftëtarëve të revolucionit algjerian kundër kolonializmit francez (1954-1962), të cilët atë kohë Franca i përshkruante si “terroristë”.
Burimi:AA